Moti

Myftiu Naim Tërnava sot ka pritur në një takim miqësor kryetarin e Komunës Begzad Sinani i cili prezentoi pesë projektet e dorëzuara vitin e kaluar në ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe, " "Kërkoj nga ju i nderuar z.Tërnava që të shfrytëzoni takimet dhe kontaktet e juaja me vendet arabe që të siguroni donacione për projektet e komunës së Kamenicës në interes të përgjithshëm të qytetarëve tanë ".

Myftiu Tërnava pas vizitës tonë në Kamenicë ku morëm mbështetje për kërkesat e Bashkësisë Islame në Kamenicë kam nderin që t`ju kem sot musafir në zyrën time dhe të shfrytëzojmë mundësitë tona. Nesër unë me delegacionin tim do të udhëtojmë për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do ti prezentojmë projektet e komunës tuaj me qëllim të gjetjes së donacioneve në këto shtete" tha myftiu Naim Tërnava.

Kryetari Sinani dorëzoi nga një projekt edhe myftiut Tërnava si: Rregullimin e Stadiumit të qytetit në Kamenicë, Një projekt objekt i banimit social, Ndërtimi i Poliklinikës në Renovimin dhe zgjerimin e QKMF-së, Stadiumin në Hogosht dhe Rregullimi i një Ambulante në Petroc.

 
Top