Moti

Sot në shtëpinë e kulturës "Isa Kastrati" në Kamenicë u mbajt debati i organizuar nga OJQ-ja “Fortesa”, në bashkëpunim me psikologen Arjeta Agaj dhe shkollat fillore të mesme të ulëta, “Dëshmorët e Kombit”,”Kadri  Zeka”,”Metush Krasniqi”,”Sadri Misini” dhe “Hasan Prishtina”.

Në këtë debat morën pjesë drejtori i arsimit z.Agim Shkodra,komadanti i policisë Nazif Hajrizi, kryetari i gjykatës komunale Zijadin Spahiu, drejtoresha e ojq Fortesa Sanije Jahiri, koordinatorja për të drejtat e njeriut Nazmije Demolli dhe nxënësit e shkollave te lartcekura më parë me drejtorë të shkollave përkatëse.
Të gjithë panelistët debatuan dhe konkluduan që të ketë sa më pak dhunë në shoqëri dhe në rrethin tonë. Nxënësit shfaqën një pjesë teatrale dhe një ekspozitë me fotografi të ndryshme ku mesazhi i tyre ishte STOP DHUNËS.

Tryeza ishte aktiviteti i përmbyllës i fushatës 16 ditore i OJQ-së Fortesa e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

 
Top