Zyra e informimit e komunes së Kamenicës ka shkruar se kuvendi në seancën e sotme i miratoi edhe dy pika të reja të propozuara për shqyrtim: Njëra kishte të bënte me:
Propozim vendimin , për ndryshimin dhe zëvendësimin e vendimit .Sh.01.Nr.383331,dt.02.12.2016, për participimin e komunës në shpenzimet e varrimit, ndërsa pika tjetër ishte informatë nga Drejtoria e Buxhetit dhe Financave për pagesën e qirasë për pronat komunale të dhëna në shfrytëzim nga Kuvendi Komunal
Seancën e udhëhoqi kryesuesi Bajram Dërmaku. Si zakonisht në seancë merrnin pjesë kryetari i Komunës z.Begzad Sinani, drejtorët e Drejtorive Komunale, zyrtarë të disa zyrave komunale, përfaqësuesi komunal i OSBE-së, mjetet lokale të informimit dhe përfaqësuesit e ”Handikosit “.
Diskutime kryesisht u zhvilluan në dy pika: Në raportin vjetor financiar të ekzekutivit për vitin 2016 dhe te pika lidhur me participimin e komunës në shpenzimet e varrimit.
Në diskutimet e tyre: Besnik Rudhani, Arsim Thaçit dhe të Jeton Biçkajt, i dhanë disa vërejtje: Ata përmenden, se pos që ka ulje të shpenzimeve në disa kategori, në disa thanë se ka ngritje të tyre si shpenzimet e rrymës, ujit, telefonisë fikse, karburanteve, dreka zyrtare, në mirëmbajtjen e rrugëve dhe në investime kapitale.
Në vërejtjet e tyre dhanë përgjigje: Kryetari i komunës Begzad Sinani, zyrtari kryesor financiar Naser Hashani dhe Menagjeri i zyrës së prokurimit Ejup Kastrati.
Kryetari i komunës, Sinani pasi i falënderoi diskutuesit e lartë përmendur, ai i përmendi projektet e shumta të përfunduara vitin e kaluar, si edhe ato që do të realizohen brenda këtyre muajve e që nuk janë të pakta. Sipas ti këto suksese nuk janë merita individuale, por rezultat i bashkëpunimit të mirë që e kemi pasur me ju, Qeverinë e Republikës Kosovës dhe donatorët e ndryshëm, për të mirën e qytetarëve.
Ai, po ashtu tha se disa probleme infrastrukturore të qytetit që nuk ishin zgjidhur për 16 vite, kurse tani janë të përfunduara.
Natyrisht se ende ka për të bërë, por disa nuk varën vetëm nga dëshira e jonë, sepse nuk janë vetëm në kompetencë të komunës, si që është rasti me disa objekte dhe prona që menaxhon AKP-ja, si të tilla janë të rëndësishme për komunën tha kryetari Sinani.
Raporti i punës së kryetarit u miratua me 16 vota për dhe 7 kundër.
Zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, sqaroi se disa shpenzime në paga janë shtuar me kalimin e QPS-së, në kompetenca të komunës dhe të shtëpisë së komunitetit. Menaxheri i prokurimit Ejup Kastrati i sqaroi problemet me procedurat e prokurimit rreth furnizimit me karburante dhe u aprovua raporti vjetor të prokurimit.
Raporti. Pastaj u shqyrtua propozimi për ndryshimin e plotësimin e vendimit për faljen e borxheve për taksa komunale.
Diskutime të shumta kishte në pikën e 5-të, për rregullimin e procedurave të shpenzimeve të varrimit që ishte kërkesë e Bashkësisë Islame të Kamenicës ,por që do të vlente për të gjitha bashkësitë fetare që veprojnë në territorin e Komunës së Kamenicës.
Në bazë të kërkesës nga BI e Komunës së Kamenicës ,ishte që Komuna të participojë me 100€ ndërsa pjesën tjetër prej 100€ bashkësitë fetare. Disa këshilltar komunal të opozitës, Jetoni Biçkaj, Besnik Rrudhani , Arsim Thaçi, ishin të mendimit që paratë të tu jepen familjeve të vdekurve , ndërsa a pjesa tjetër e këshilltarëve ishte që mjetet financiare të shkojnë në emër të bashkësive fetare.
Kur kryesuesi vendosi ta qes në votim ketë pikë, seancën e lëshuan këshilltarët e LDK-së, këshilltari i “ Vetëvendosjes” dhe ai i Partisë së Drejtësisë. Me katërmbëdhjetë vota pro, të PDK-së, AKR-së dhe dy vota të këshilltarëve serb u miratua kjo pikë.
Seanca vazhdoi edhe me pikën e fundit pyetje për ekzekutivin e komunës, ku pyetje shtruan delegati Fatmir Krasniqi dhe Milosh Filiq, të cilëve iu përgjigj kryetari i Komunës Begzad Sinani.