Në mbështetjen e HELVETAS-sit, projektit APR (Aftësitë për Punësim Rural) u bë konstituimi i shoqatës së bizneseve të Kamenicës.
Në kuvendin themelues morën pjesë 29 pronarë të bizneseve të ndryshme që e ushtrojnë veprimtarinë në Komunën e Kamenicës, ndërsa nga HELVETAS-si prezent ishin Luan Hoti, menaxher i këtij projekti dhe Vlora Kastrati, zyrtare e projektit.
Në këtë takim (kuvend) mori pjesë kryetari i komunës Begzad Sinani, drejtoresha e Buxhetit dhe Financave, Shejnaze Masurica, drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Ferdane Rudhani, e cila edhe njëherazi e hapi këtë kuvend.
Kjo ide ishte e iniciuar nga drejtoria përkatëse e mbështetur nga HELVETAS dhe kryetari i Komunës, i cili para një viti e kishte nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit.
Menaxheri i projektit APR, Luan Hoti tha se HELVETAS, në Komunën e Kamenicës, ka zhvilluar aktivitete që nga viti 2001, që nga ajo kohë janë realizuar shumë projekte në dobi të komunës dhe qytetarëve.
Kryetari Sinani ndër tjera tha se duhet mbështetur bizneset sepse forcimi i tyre ndikon në zbutjen e papunësisë,vetëm të bashkuar dhe të organizuar ju mund t’i mbroni interesat e juaja, tani ju do të keni një adresë, dhe ju premtoj për mbështetje dhe ju siguroj një ambient për veprimin e kësaj shoqate.
Me aklamacion u zgjodhën ushëheqësia e shoqatës: Kryetare u zgjodh Arta Jerliu, zv.Kryetarë Nexhmedin Kryeziu, dhe sekretare Mirlinda Morina.