Moti

Zyra e informimit e Komunës së Kamenicës shkruan se në kabinetin e ministrit të Infrastrukturës z.Lutfi Zharku dhe zv.ministrit Fehmi Mujota sot kryetari i komunës Begzad Sinani ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e rrugëve të reja në komunën e Kamenicës, në fjalën e tij kryetari Sinani "Falenderoj Qeverinë e Republikës Kosovës përkatësisht Ministrin Zharku dhe zv.Ministrin Mujota për mbështetjen në realizimin e këtyre projekteve që do të përmirësojnë infrastrukturën rrugore në komunën tonë dhe po ashtu dua të falenderoj juve ministër  dhe kabinetin tuaj për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm".

Ndërkaq ministri Zharku "Juve kryetar ju falenderoj  për bashkëpunimin konstruktiv në realizimin e projekteve të mëparshme dhe këto projekte te reja, ministria e Infrastrkturës po vazhdon mbështetjen në realizimin e projekteve të reja në gjithë vendin tha ministri Lutfi Zharku".

Projektet që do të realizohen në komunën e Kamenicës janë:
Ura në fshatin Topanicë në vlerë 200.000€,
Asfaltimi i rrugës kryesore në Kopërnicë: Pusi i Zenelit - SHFMU që do të kushtojë 350.000€,
Asfaltimi i rrugëve Gllobar deri te Pishat në Kamenicë në vlerë 200.000€,
Asfaltimi i rrugëve lokale në Komunën e Kamenicës në të cilat projekte do të investohen 150.000€.

 
Top