Kjo qeverisje Komunale për ditë e më shumë po e degradon Kamenicën, duke mos e bërë as edhe një punë të vetme për mirëqenien e qytetarëve.
Këto 3 vite të qeverisjes nga Begzad Sinani me klikën e tij kemi parë vetëm degradim, keqpërdorim të detyrës, keqpërdorim të buxhetit, degradim në të gjitha sferat, si në arsim, administratë, shëndetësi etj. Këtë e konstatojnë edhe raportet e Auditorit, si ai i Jashtëm, por edhe i auditorit të brendshëm thuhet në reagimin ee degës së LDK-së në Kamenicë.
Kjo qeverisje për javë të tëra la të bllokuara nga bora shumë fshatra dhe lagje të komunës së Kamenicës dhe ende nuk ka të kontraktuar kompani për mirëmbajtje verore dhe dimërore.
Kjo qeverisje do të ik duke i lënë Komunës një buxhet me 120 mijë euro për investime kapitale, sepse parat i shpenzuan për blerje të veturave, mobilieve dhe lukseve për vetveten.
Kryetari i Komunës nuk interesohet për asgjë tjetër përveç se të gjejë ndonjë mundësi për të punësuar ndonjë të afërm ose të ndonjë lidhjeje klientele.
Asnjë nga premtimet e bëra në fushatë nuk janë realizuar, sepse me këto gënjeshtra arriti që të vijë në pushtet dhe tash kanë mbetur vetëm gënjeshtrat e fushatës. Qytetarët e Kamenicës nuk e meritojnë një udhëheqje të tillë, të papërgjegjshme, të padijshme, korruptive dhe arrogante.
Për vitin 2017 asnjë projekt nuk është i paraparë që të realizohet nga buxheti komunal. Duhet falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me Kryeministër Akademik Isa Mustafa, e cila ka paraparë disa projekte kapitale edhe për Komunën tonë.
Kësaj qeverisje të korruptuar dhe të papërgjegjshme po i vije fundi, qytetarët e Kamenicës nuk do të lejojnë të qeverisen në këtë mënyrë thuhet në reagimin e Degës së LDK-së, në Kamenicë.