Foto Ilustrim
Para disa dite polica e Kosovës, Stacioni Policor i Kamenicës kishte pranuar një ankesë nga ankuesi shqiptar Shtetas i Kosovës, Përgjegjës i Pylltarisë i cili, raporton se gjatë detyrës zyrtare për verifikim të prerësve ilegal të pyllit publik, së bashku me katër zyrtarë të pylltarisë, pas një konflikti verbal rreth zbulimit të prerjeve të druve me tre të dyshuarit që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës me banim në fshatin Hogosht Komuna Kamenicë.Redaksia jonë mëson se se sulmi ka ndodhur në Lagjen Xhaqkaj- Hogosht dhe me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë arrestuar, dhe ndalur në mbajte për 48 orë. Ku dhe rasti dërgohet në prokurori
Tv Kamenica merr vesh se ndër të sulmuarit është edhe, Basri Myrtaj përgjegjës i sektorit të pylltarisë në Kamenicë dhe katër zyrtarë të tjerë të pylltarisë.
Këtë rast e ka dënuar nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, ai tha për TV Kamenica se "Pret hetim dhe zbardhjen e këtij rasti përderisa është shprehur i habitur se si ka ndodhur që të mos ketë asnjë reagim institucional nga Drejtoria e Bujqësisë dhe organet tjera komunale"
“Nuk kam pasur asnjë informatë për këtë rast, por e dënoj fuqishëm dhe jam në mbështetje të plotë të zyrtarëve komunalë që mbrojnë pasurinë e qytetarëve dhe të komunës” ka thënë nënkryetari Matoshi.