Moti

Nënkryetari I Kamenicës Fatmir ka njoftuar se ka pritur përfaqësuesin për Kosovë të organizatës për zhvillim World Vision, Alfred Nurja. World Vision po hulumton në Kosovë për përcaktimin e një komune ku do të zhvillojë një projekt 15 vjeqar në mbështetje të zhvillimit të komunës due rinisë në veqanti.

Nënkryetari Matoshi ka thënë se do të bëjmë të pamundurën që të jemi të përzgjedhur për këtë projekt pasi që mbështetja vjetore për projekte për rininë kalon shumë e gjysmë milioni eurove.

Ja edhe postimi i plotë i Nënkryetarit Matoshi.

“Sot e prita në takim përfaqësuesin e organizatës nderkombetare te zhvillimit, World Vision, përgjegjës për Kosovë, z.Alfred Nurja, me të cilin diskutuam mundësitë që Komuna e Kamenicës të jetë vendi ku World Vision do të implementoje një projekt te rendesishem zhvillimi në mbështetje të rinisë tonë.

Së bashku me z. Nurja pas takimit në komunë vizituam Shkollën Preofesionale “Andrea Durrsaku” dhe takuam Drejtorët e shkollave të mesme profesionale z. Qamil Qehaja dhe z. Nebojsha Simic.

Ne, do të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme për të qenë komunë fituese në këtë konkurencë komunash që ky projekt të implementohet në Kamenicë.” ka shkruar Nënkryetari Matoshi.

 
Top