Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka falënderuar UNICEF-in për mbeshtetjen e tri projekteve të rinisë në Kamenicë.
"Faleminderit UNICEF / Innovations Lab, për mbështetjen e tri grupeve të nxënësve dhe studentëve kamenicas.
Sot nga C4C u promovua web faqja e bizneseve www.dardana-biz.com, pas rreth një jave do te hapet një qendër leximi dhe rekreacioni, ndërsa së shpejti fillon një projekt me anë të të cilit synohet mbledhja dhe riciklimi i çamqakëzëve që është i pari në rajon. Një rini e shëndoshë me ide të mrekullueshme." Ka thënë nënkryetari Fatmir Matoshi