Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Sipas tij, Ushtria nuk ka kthim mbrapa. E, nëse ndodh që Kuvendi nuk e voton këtë, ka thënë se do të japë dorëheqje.
“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin.
Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës, vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, tha gjatë intervistës në emisionin “Debat” në RTK.