Gazeta express shkruan se Burime nga Policia kanë thënë se avokati Vllasi është plagosur nga një person i cili ka shkuar për ta angazhuar në një rast.
Vllasi nuk ka pranuar që ta përfaqësojë, ndërkohë gjatë fjalosjes, i dyshuari ka nxjerrë revolen dhe e ka plagosur Vllasin.
Avokati ka marrë plagë në krahun e majtë. Policia është afër zbulimit të të dyshuarit.