Komuna e Kamenicës
Grupi Lokal i Veprimit Kamenica
Islamic Relief Kosova
Aftësitë për Punësim Rural (APR)
Grupi Lokal i Veprimit Kamenica
Islamic Relief Kosova
Aftësitë për Punësim Rural (APR)
FTESË PËR APLIKIM
Grupi Lokal i Veprimit Kamenica në mbështetje të organizatave Islamic Relief Kosova dhe Helvetas Swiss Intercooperation, Projekti Aftësitë për Punësim Rural dhe Grupi i Grave të Kamenices fton të gjithë të interesuarit (femrat) që të shprehin interesin - të aplikojnë për aftësim dhe punësim në robaqepsi. Me këtë projekt do të aftësohen dhe punësohen (vetëpunësohen) 12 deri 15 femra nga Komuna e Kamenicës. Trajnimi do të zgjasë 3 muaj çdo ditë pune dhe do të organizohet në Komunën përkatëse. Të përzgjedhurat nga konkursi i hapur do përfitojnë nga trajnimi dhe njëkohësisht do të pajisem me makina qepëse të cilat do ti përdorin për punësim dhe gjenerim të të ardhurave.

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë femrat e Komunës së Kamenicës sipas kritereve:
Të jenë banorë të Komunës së Kamenices (me shtetësi Kosovare);
Të jenë të moshës 20-45 vjeçe;
Të kenë të kryer të pakten shkollen fillore (shkolla e mesme përparësi);
Kushtet e vështira ekonomike-sociale (përparësi do të kenë shfrytëzueset e ndihmës sociale/kryefamiljaret/nëna vet-ushqyese).
Dokumentet e kërkuar për aplikim:
Kopje të letërnjoftimit;
Dëshmi të shkollimit;
Kartelën e ndihmës sociale apo ndonjë dokument tjetër përcjellës.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit nga data 13.03.2017 deri më 21.03.2017, dorëzimi i dokumenteve bëhet çdo ditë pune prej orës 08:00 deri ora 16:00.
Vendi i dorëzimit të aplikacioneve: Zyra e Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë, rruga “Skendërbeu”, kati 1, Komuna Kamenicë.
Sqarim: përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të kritereve të sipërpërmendur, po ashtu nëse është e nevojshme kandidatët do të intervistohen. 12 deri në 15 kandidatë që plotësojnë kriteret dhe intervistën do të jenë përfitues të trajnimit, mbështetjes dhe punësimit/vetëpunësimit.
Informacione shtesë mundë të kërkohen nga personi përgjegjës në Komunën e Kamenicës Znj. Lirije Dermaku nga Grupi Lokal i Veprimit Kamenica me e-mail: glv.kamenica@gmail.com apo në telefon: +377 (0) 44 615 397.
Zyra Komunale për Informim,
Komuna e Kamenicës.
Komuna e Kamenicës.