Në vitin 2001, dy vjet pas luftës në Kosovë, në fshatin Rubovc të Kamenicës, kishte ndodhur një vrasje e tmerrshme. Serbë lokalë kishin vrarë Raif Vllasin, vëllain e Azem Vllasit.
Ngjarjen kohë më parë e kishte kujtuar në Facebook djali i Raif Vllasit, Naseri i cili ka qenë pjesë e UÇK-së prej nga njihet me nofkën “Komandant Kobra”.
Ja çfarë kishte shkruar Naseri, nipi i Azem Vllasit, rreth vrasjes së babait disa vite më vonë, postim që e ka shoqëruar me disa fotografi të rënda. Azem Vllasi është plagosur dje në Prishtinë nga një grup prej tre personash të cilët kishin deklaruar se kanë shtënë në Vllasin për shkak funksionit të tij në vitet 80’të.
“Pasditen e 14 shkurtit të vitit 2001. mbeturinat e pushtetit serb e nxunë në pritë në mënyrë tinzare babain tim Raif Ahmet Vllasi. Ata e torturuan gjatë gjithë natës dhe të nesërmen në mëngjes trupi i tij u gjet i vdekur nga puntorët e ujsjellsit, të cilët e kishin njoftuar policinë, e pastaj lajmin e morëm edhe ne si familjar të tij. Në torturimin e babit tim ishin përdorur mjete të forta, si shufra metalike, thika por edhe sëpata”, ka shkruar Vllasi. (indeksonline)