Moti


Selman Sadiku, babai i Dior Sadikut i lindur me 18.02.2017 ka kërkuar që ti ndalni ndihmat për shërimin e djalit të tij, pasi  mjeket në Beograd pas trajtimit disa ditore i kanë thënë Selmanit se nuk kanë shpresa se djali i tij mund të shërohet, ku pastaj mjetek sot (14 Mars) i kanë kërkuar Selmanit që të kthehet në Prishtinë.

Selmani ju falënderon të gjithëve për ndihmat morale dhe financiare që i keni bër ndaj tij dh... (lexojeni shkrimin e plotë dhe origjinaltë Selmanit):

Sot mora rezultatet ne Spitalin e Beogradit dhe ato ishin jo te mira për mua, pra ata nuk shohin asnjë shprese për shërim e djalit tim dhe me urdhëruan që birin tim ta kthej për Prishtine. 
Njerëzit te cilët me ndihmuan ne këto dite te vështira i falënderoj nga zemra dhe shpresoj se zoti ua kthen me te mire si e kane zemrën.... Mua m'u ofrua mbështetje morale dhe financiare dhe te paktën do flejë qetë pasi i provova gjitha mundësitë...

 Një falënderim të posaçëm kam për Stafin e Tv Kamenica e posaçërisht për ARDIAN S. BERISHA, pa të cilin nuk do arrija këtë mbështetje. 


Edhe njëherë u tregua se jemi popull humanist dhe bujar, por që qeverisja pa vizion na ka lënë mbrapa regjioni! Unë në koordinim me organizatorët kam vendosur ta mbylli aksionin për kërkimin e ndihmave dhe shfrytëzoj rastin t'i falënderoj nga zemra gjithë ata që më ndihmuan në këto ditë të vështira të jetës time






 
Top