Nënkryetari Matoshi përmes profilit në fb ka shkruar se "kam kënaqësinë e veçantë që të ndaj me të gjithë lajmin se po finalizohet një donacion mjaft i rëndësishëm për Kamenicën.
Dy kamionë të zjarrfikjes një autoambulancë për zjarrfikësit dhe paisje të tjera do të vijnë në Komunën tonë falë përkushtimit të madh të një njeriu të mrekullueshëm, mikut tim të madh Mentor Krasniqi, zjarrfikës profesionist në Gjermani.
Këtë donacion po e mbështet dhe implementon Klubi i Rotarianëve Internacional Prishtina dhe ish-kryetari i Klubit Dardan Velija të cilët përveç anës së dokumentacionit po e mbështesin edhe sjelljen e këtyre paisjeve në Kosovë e që pritet të ndodhë kah fundi i muajit maj 2017.
Mentori ka ndihmuar edhe më parë, dhe meritat për këtë donacion i mbajnë zjarrfikësit e Kamenicës, të udhëhequr nga Komandanti Riza Bunjaku dhe Drejtori Faik Rexhepaj që e pritën aq mirë.
Një ekip i përbërë nga Mentor Krasniqi dhe tre zjarrëfikës gjerman do të trajnojnë zjarrëfikësit tanë për përdorimin e këtyre paisjeve, të cilat shpresojmë të përdoren sa më rrallë. Falë kësaj ndihme, dhe ndihmës paraprake, zjarrfiksit e Kamenicës bëhen ndoshta zjarrfiksit më të përgatitur në Kosovë"