Dorant Ahmetaj është lindur me 3 Shtator te vitit 2001. Ai mësimet e para i mori në vendlindjen e tij në Kamenicë përkatësisht në Hogosht, ku si fëmijë atij i lindi dëshira për sport, ne fillim ai luante nga dëshira e madhe, dhe pastaj për të vazhduar në moshën 11 vjeçare për tu marr në mënyrë profesionale si fillim në ekipin e futbollit të komunës së Kamenicës ,grup moshave të vogla.
Doranti, edhe pse i vogël në moshë tregoi një talent të jashtëzakonshëm si portier, ku kontribuoi për tri vite rresht në komunën e Kamenicës, ku mbështetjen më të madhe e kishte nga trajneri i tij Enver Sermaxhaj.
Pas tri viteve dhe pas shumë fitoreve me ekipin ndaj ekipeve lokale dhe më gjerë me qytetet e tjera, Dorantit ju ofrua mundësia të luaj për klubin futbollistik PRISHTINA. Pas dëshirës se madhe dhe talentit që Doranti shfaqi për futbollin u bë një ndër lojtarët kyç për shumë fitore me Prishtinën, por gjithë këto arritje doranti i fitoi falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të tij, dhe veçanërisht trajnerit të tanishëm Bahri Berisha i cili dha një kontribut dhe mbështetje të veçantë për Dorantin si në klubin e Prishtinës, po ashtu edhe në Kombëtaren e Kosovës me grup moshat U17.
Tani Doranti është duke na përfaqësuar në Irlandë me kombëtaren e Kosovës U17, duke shënuar fitoren e ti të parë me Kombëtaren dhe me shprese duke i lenë vend fitoreve të tjera...