Moti


A G J Ë R I M I

I pa gjumë,
sytë nuk më shijojnë pushim,
të përgatis syfyrin,
për të nesërmen në agjërim.

Derisa të vijë koha,
fali namaz vullnetar,
e përjetoj ramazanin,
që nga dita e parë.

Pastaj zgjoj nënën nga gjumi,
eja nënë, se syfyrin ta bëri çuni,
si çdo net edhe sot,
tavolinën e mbusha me të mirat e të madhit zot.

Me të mira tavolinën e mbushi,
me djers që na i solli babushi,
e bëjmë nijet, me ma të mirat fjalë,
mbas syfyrit nënë, sabahun kem për ta falë.

Ditën zgjohem nga gjumi,
atëherë, kur drekën shkon me e fal katuni,
dhe unë menjëherë marr abdes,
një namaz Allahut borxh mos ti mbes.


Punët e shtëpisë po më presin,
të kujdesem për bereqetin,
për misër, kungull, e patëlgjana

për borania, pjepra e bustana.
Shpejt vjen koha e ikindisë,
thërret mëshira e perëndisë,
nisem nga dera e shtëpisë,
rrugës takoj Femin, imamin e xhamisë.

Ne xhami hyjmë me imamin,
Kujtimi nis me e thirr ezanin,
fëmijë, pleq e të ri,
e nisim faljen në ikindi.

Vazhdon dita në agjërim,
goja miskë apo pelin,
nënës i bëj shoqërim,
që t’
ia lehtësoj këtë sfidim.

Dikur nisem dhe për në qytet,
te katër persona që për ta kujdeset zoti vet,
dhe ata po agjërojnë, o perëndi,
nën, vajzë dhe dy djem të ri.

Më mirëpresin se e kanë trashëgim,
nga i ati që u shkoi në amshim,
dhe unë ndjej mall dhe gëzim,
që ti shoh, t’ju jam afër dhe në agjërim.

Kthehem prapë në shtëpi mbas vizitës,
fillojmë dhe e shtrojmë iftarin sipas traditës,
ulemi në sofër dhe e presim ezanin,
Shuajbi thirr për iftar, zëvendëson imamin.

Pas iftarit, me nënën fali akshamin,
nënë, falemnderoju zotit që për fe na i dha islamin,
dhe prapë në mbrëmje nisem për në xhami,
të fali jacinë, namazin e natës “teravi”.

Dhe përsëri,
në dymbëdhjetë të mbrëmjes kthehem në shtëpi,
i pagjumë, sytë nuk më shijojnë pushim,
të përgatis syfyrin, për të sotmen në agjërim.






Autor: Fitim KOSUMI




 
Top