Moti

Lajm nga AAK- dega në Kamenicë:

Ai i përket gjeneratës së re. Është folës i shkëlqyer publik dhe i përkushtuar ndaj imazhit të tij. Falë cilësive të tij, vitin e kaluar Fatoni u votëbesua nga dega e AAK’së në Kamenicë dhe mori drejtimin e partisë.

Në krye të drejtorisë së Shërbimeve Publike për katër vjet, Faton Jakupi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e mjaft problemeve në qytet si dhe ka treguar se i shërben interesit qytetar. Ka hartuar plane e rregullore komunale dhe ka qenë ndër drejtorët më aktiv.

Ai ka dëshmuar se merr përgjegjësi dhe di t’i çojë ato deri në fund. Familja, komunikimi i hapur me njerëzit dhe serioziteti janë cilësitë e Fatonit dhe një garanci për sukses në drejtimin e Kamenicës. Fatoni është zotuar se dera e tij si kryetar i ardhshëm i Kamenicës, do të jetë e hapur për të gjithë bashkëqytetarët e tij.

“Komunës së Kamenicës i duhet përmirësimi i infrastrukturës, krijimi i kushteve më të mira në shëndetësi, arsim e sfera të tjera. Paralelisht, edhe sjellja e investimeve”.
Faton Jakupi është kandidat i AAK’së për kryetar të Kamenicës.

Jeton në Kamenicë dhe është i martuar me Florentinën, e cila është juriste. Ata kanë katër vajza: Erdën, Tarën, Mairën dhe Fatinën. AAK – Kamenicë

 
Top