Moti

Një futbollist shqiptar, i cili po shkëlqen në Zvicër është Feriz Sadiku. Ai është nga Petroci i Komunës së Kamenicës, dhe luan për të rinjtë e St. Gallenit

Paraqitjet e tij i kanë impresionuar të gjithë, derisa tani ka marrë ftesë nga Kosova U-19. “Jam i lumtur për ftesën që kam marrë, është një nder i veçantë t’i mbroj ngjyrat e shtetit të Kosovës, edhe pse kam lindur në Zvicër gjaku im rrjedh për shtetin e Kosovës dhe për këtë jam shumë i lumtur. Do të jap më të mirën për shtetin e Kosovës për rezultate të mira”, është shprehur Sadiku, shkruan ‘Rajonipress’,

Ai është 17-vjeçar, derisa që tetë vite ka filluar të merret me futboll. “Nuk ka më kënaqësi sesa të luash për vendlindjen e familjarëve.

Kam qenë në grumbullim dhe jam shumë i kënaqur. Lojtarët e Kosovës janë shumë cilësorë dhe besoj se do të arrijmë rezultate”, ka theksuar tutje futbollisti shqiptar.

 
Top