Moti

Amir Jakupi aktivist i shoqërisë civile në Kamenicë ka thënë se  "Fraksionet, grindjet e përçarjet në PDK dhe keqqeverisja katërvjeçare e Komunës e quan këtë parti drejt një katastrofe elektorale. Kryetari i degës, Emin Krasniqi dhe kryetari aktual i Komunës, Begzad Sinani, kanë zgjedhur të heshtin duke e pranuar rezultatin tronditës ka thënë Amir Jakupi.

Jakupi ka thënë se kandidati për kryetar Kujtim Gashi, i cili ka nisur të kryqëzohet nga qarqe të caktuara të partisë, nuk është fajtori për humbjen. Kushdo që të kandidohej nuk do të mund ta ndryshonte rezultatin e kësaj partie.

Gashi, një figurë pa njolla dhe e respektuar në Kamenicë mori një përgjegjësi në momentin më të gabuar. Edhe gjatë përballjes në studiot televizive u gjend në një pozicion të vështirë mes distancimit nga keqqeverisja dhe pranimit të ‘sukseseve’ të këtij mandati qeverisës ka thënë Amir Jakupi.

Poashtu, llogaritë e bëra nuk i dolën, mënyra e të bërit fushatë doli një dështim (Parku i biznesit e sheshet milionëshe nuk dhezin këtu. Shqiptarëve u pëlqen ngapak gënjeshtra).

Por, kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë humbje të madhe? Këto zgjedhje do të vënë në diskutim të gjithë strukturën e partisë. PDK-së i duhet një analizë e thellë dhe zgjedhje të menjëhershme brendapartiake ka thënë Jakupi./rajonipress/

 
Top