Moti

Dita e Flamurit 28 Nëntori u festua me një  program të pasur kulturo-argëtues, i cili ishte përgatitur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport. Shkruan zyra  komunale për informim

Strukturat komunale në krye me kryetarin e komunës Begzad Sinani bën homazhe varrezave të dëshmorëve dhe u  takuan me familjarët e tyre.
Programi pastaj vazhdoi me defilimin e  anëtarëve të tri shoqërive kulturore-artistike në një pjesë të qytetit: SHKA “Albana” nga Hodonoci,  “Molla e Kuqe" nga Koretini dhe ansambli nga komuna e Bujanocit "Zëri i Luginës“.

Në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” shoqëritë e lartpërmendura  shfaqën një program të pasur  kulturo-artistik. Programin e hapi  drejtori i  Drejtorisë  së Kulturës , njëherazi   kryetar i shoqatës së veteranëve të UÇK-së Milaim Limoni. Ai foli për historikun e kësaj  feste, rëndësinë  dhe lidhshmërinë e kësaj date me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjes së UÇK -ës. Kjo është  festa të cilën e festojnë  të gjithë shqiptarët pavarësisht se ku jetojnë ata. Në fund të pranishmëve ua uroj festen e falmurit.

 
Top