Moti

Të gjithë e dinë se prodhuesi i Koresë së Jugut, Samsung ka pasur një sukses të jastëzakonshëm me linjën e saj të telefonave dhe tabletëve Galaxy, të cilët kanë qenë ndër pajisjet mobile më të shitura deri më sot.
Mirëpo, për vitin 2014 Samsung ka plane edhe më të mëdha, pasi që tani lideri botëror i telefonave mobil po synon që të bëhet lider botëror edhe në segmentin e tabletëve. Për vitin e ardhshëm kompania ka paralajmëruar se do të prezantojë edhe shumë modele të reja të tabletëve.

Megjithatë, kjo gjë nuk është e lehtë për tu arritur, pasi që Apple ende mban 29.6 për qind të tregut të tabletëve, dhe iPad është tableti më i famshëm në botë për momentin. Por, Samsung është menjëherë pas Apple me 20.4 për qind, sa ka shënuar në tremujorin e tretë të vitit.

Samsung vazhdimisht ka qenë duke e zënë hapin me Apple sa i përket shitjes së tabletëve, ndërsa ata janë në kërkim për të rritur këtë pjesëmarrje në treg edhe më tej vitin e ardhshëm, me një gamë të gjerë të tabletëve të ri, nga modelet e nivelit bazë, e deri tek tabletët e avancuar me ekran me diagonale që arrijnë deri në 12 inç.

Samsung beson se modelet e avancuara të tabletëve, me ekran më të madh se 10 inç do të bëhen më të famshëm gjatë viteve të ardhshme, dhe përfundimisht do të zëvendësojnë netbook-ët.
 
Top