Moti


vazhdon edhe më tutje vazhdon të nënçmohet në Fondin Republikan të Shëndetësisë, thonë për “Lajm” burime partiake. Është interesant se informatat për këtë nënçmim të shqipes vijnë pikërisht nga anëtarë të BDI-së, që janë të revoltuar nga mënyra se si është rregulluar tani e drejta e drejtorit shqiptar të nënshkruhet në dokumentet zyrtare.

Ata kanë dërguar në adresën tonë kopje të një dokumenti që dëshmon se drejtori shqiptar i fondit Xhemali Mehazi, nuk ka fituar të drejtën e plotë të nënshkruhet në gjuhën shqipe, siç pretendoi para do kohe me deklaratat e veta në media.

Në këtë dokument vërehet se para se të shkruajë emrin në gjuhën shqipe, Mehazi është i detyruar të shkruajë emrin e tij në gjuhën maqedonase si ЏЕМАЛИ МЕХАЗИ.

“Ja se çfarë kuadro ka dërguar BDI në poste të larta. Kjo është turp. Ky rast tregon nënçmim klasik të gjuhës shqipe. Më mirë të ishte nënshkruar vetëm në gjuhën maqedonase, se sa shqipja të degradohet në këtë formë”, thotë një burim në BDI, që insiston të mbetet anonim.

“Lajm”të dielën nuk ka arritur të kontaktojë me përfaqësues të FSSH-së, për të marrë qëndrimin e tyre lidhur me këtë zgjidhje, që vlerësohet sërish si skandal.

Mehazi para një kohe u lavdërua se ka përfunduar “lufta” mes tij dhe drejtoreshës maqedonase Maja Parnaxhieva Zmejkova lidhur me të drejtë që të nënshkruhet shqip. Mirëpo me këtë rast ai nuk përmendi se para se të nënshkruhet shqip, duhet fillimisht të nënshkruhet në gjuhën maqedonase.
Ndërkaq një muaj më parë, drejtoresha Parnaxhieva Zmejkova, ia pat ndaluar plotësisht Mehazit që ta shkruajë emrin e tij me shkronja shqipe.

Në dokumentet që pat siguruar “Lajm”, drejtoresha Parnarxhieva Zmejkova pat kërcënuar të punësuarit në Fond me masa disiplinore, nëse në ndonjë dokument përdoret alfabeti latin.

Më datë një tetor të këtij viti drejtori Mehazi, me anë të një kërkese të bërë me shkrim ka kërkuar nga kolegët që përgatisin lëndë që duhet të nënshkruhen nga ai, t’ia shkruajnë emrin me shkronja latine.
Në të njëjtën datë i është përgjigjur drejtoresha Zmejkova, ku thotë se nuk do të ketë ndryshime në mënyrën e të shkruarit të korrespondencës në nivel të FSSH.

“Gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik në përputhje me aktet ligjore të Republikës së Maqedonisë është mënyra zyrtare e korrespondencës me shkrim dhe për këtë arsye të gjitha aktet në FSSH do të përgatiten në mënyrën që janë përgatitur deri tani.

Të dy nënshkrimet me kompetenca të barabarta në FSSH në vendin për nënshkrim të dokumenteve do të shkruhen në gjuhën maqedonase në alfabetin cirilik, njëjtë si në periudhën e mëparshme”, thuhet në përgjigjen e drejtoreshës Zmejkova.

Ndërkaq, më 8 tetor, drejtoresha Zmejkova ka dhënë urdhër që askush nuk guxon të përgatisë dokumente me alfabet latin, pasi do të sanksionohet me masa disiplinore.
Edhe përfaqësimi i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në FSSH është në gjendje të mjerueshme.
Në njësitë rajonale të Fondit në Gostivar, Strugë, Kërçovë,
 Manastir e Shkup ka vetëm tre për qind shqiptar. Në viset e banuara me 20 për qind shqiptar s’ka asnjë kërkesë në gjuhën shqipe. Gjithçka bëhet në maqedonisht dhe në alfabetin cirilik. Ndërkaq prej shtatë udhëheqësve të sektorit vetëm njëri është shqiptar. Prej 30 udhëheqësve të njësive rajonale, vetëm tre janë shqiptar.
Ueb faqja e Fondit për Sigurime Shëndetësore është vetëm në gjuhën maqedonase.
 
Top