Moti

Mendoni që mishi i pulës që keni blerë në ushqimore është i sigurt? Mendoni përsëri. Rezultatet e studiuesve në SHBA gjetën bakterie potencialisht të dëmshme në 97 për qind të mishit (gjoksit) të pulës.

Urvashi Rangan , drejtoreshë e revistës për sigurinë e konsumatorit dhe qëndrueshmërisë në SHBA , në një intervistë për televizionin "CBS News" tha se studiuesit kishin vizituar 26 shtete të ndryshme të SHBA-ve dhe kishin blerë 316 gjokse pule. Ky mish më pastaj është testuar për gjashtë bakterje të ndryshme, të cilat mund të jenë potencialisht të dëmshme , tha ajo .

" Në 97 për qind të rasteve ne gjetëm një prej gjashtë baktereve që prisnim , " tha Rangan.

Edhe më shqetësuese , tha ajo, ishte se shumë prej mostrave bakteriale dolën të jenë rezistente "ndaj tre ose më shumë klasave të antibiotikëve , duke i bërë ato shumë rezistente ndaj medikamenteve. "

Rangan tha se sa i përket sëmundjeve të ushqimit, "mishi pulës është një keqbërës i madh . "

Raporti vërtetë nënvizon se " njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur blejnë mish pule, " tha ajo. Ajo tha se konsumatorët mund të blejnë mish pule organik duke menduar se është më i sigurt , por kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë.

" Ushqime të tilla si organike dhe etiketa të tjera të mirëqenies ofrojnë vlerë , por ajo që njerëzit nuk mund vërtetë të kuptojnë është se etiketa "e natyrshme" në të vërtetë nuk do të thotë asgjë " në lidhje me kontaminuesit e mundshëm.

Rangan shpjegoi se për tu mbrojtur kundër përhapjes së baktereve të dëmshme , konsumatorët duhet të jenë shumë " vigjilentë për mënyrën se si e përgadisin mishin e pulës. "

" Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në kuzhinë . Ju nuk duhet që ta vendosni mishin e pulës në lavaman dhe ti hedhni ujë nga qeshmja mbi të. Ju duhet të përdorni një tryezë të posaçme të prerjes vetëm për të dhe të vëni atë drejtë në pjatalarëse " pas prerjes së mishit të pulës në të, tha ajo .

" Që prej momentin kur e keni blerë atë në dyqan deri te momenti për të shërbyer atë në pjatën tuaj , ju duhet të keni higjienë vërtetë të mirë. "

Ajo theksoi se është gjithashtu e rëndësishme për t'u siguruar se mishi është zier plotësisht . Studimi gjeti se shumica e njerëzve mendojnë se mishi i pulës që përdgatitin është zier në kohë të mjaftueshme dhe në temperaturën e duhur , por vetëm 37 për qind posedojnë termometër të mishit.

" Ju nuk mund të dini se a është zier nëse ju nuk keni një termometër , " tha ajo ./CBS News

Shiko Videon (Anglisht)

 
Top