
Greg dhe Stacye Terry ishin në pritje të porosisë së tyre dhe kur e pranuan aty gjetën paratë, që në fakt është dashur të deponoheshin në bankë.
“Burri im e hapi qesen dhe i gjeti paratë. Nuk mund të besonim, ishin paratë që është dashur t’i dërgojnë në bankë”, ka deklaruar Stacye. Ata kanë reaguar në mënyrë njerëzore duke i kthyer menjëherë paratë e gjetura. Çifti shpreson që të mos dënohet asnjëri nga të punësuar për këtë gabim.