Ndeshja ndërmjet Galatasaray dhe Juventus, e ndërprerë dje në minutën e 31-të shkaku i reshjeve të dëborës, dhe që u zhvillua sot ka përfunduar me fitore minimale 1 - 0 për Galatasaray. Vendësit kaluan në epërsi fal golit të Wesley Sneijder 5 minuta para përfundimit të takimit. Kjo fitore e dërgon Galatasaray më tutje në Ligën e Kampionëve ndërsa Juventus duhet të kënaqet me një vend në Europa League
