Ray Kurzweil është një nga shpikësit, mendimtarët dhe futuristët më të mëdhenjë, me një histori 30-vjeçare të parashikimeve të sakta. I quajtur "gjeniu i shqetësuar" nga The Wall Street Journal dhe "makinë e të menduarit" nga revista Forbes, Kurzweil është përzgjedhur si një nga sipërmarrësit më të mëdhenjë nga revista INC, e cila e përshkroi atë si "trashëgimtar të ligjshëm për Thomas Edison." Ray ka shkruar pesë libra më të shitur kombëtar në SHBA. Ai është drejtor i inxhinierisë në Google. Më poshtë janë pesë mënyra që ai parashikon se do të ndryshojnë jetën tonë në të ardhmen.
Nga vitet e hershme të 2020-ve, ne do të kemi mjete për programimin e biologjisë tonë për të larguar sëmundjet dhe plakjen.
Deri në kohët e fundit, zbulimet e medikamenteve të ndryshme nuk kanë qenë edhe aq të efektshme. Shembull janë medikamentet e tilla që janë të dobishme për disa sëmundje, por edhe kanë gjithashtu shumë efekte anësore. Ne nuk kemi pasur mundësi që të hartojmë dobitë e këtyre medikamenteve në kompjuter. E gjithë kjo ka ndryshuar tani, dhe do të ndryshojë në mënyrë edhe më dramatike praktikën klinike me fillim të viteve 2020-a.
Ne tani e posedojmë kodin e informacionit të gjenomit dhe jemi duke pasur rritje eksponenciale në modelimin dhe simulimin e proceseve të informacionit që shkaktojnë gjenet.
Ne gjithashtu kemi mjete të reja që na lejojnë në fakt të riprogramojmë biologjinë tonë në të njëjtën mënyrë që ne riprogramojmë kompjuterët tanë.
Për shembull ndërhyrja në ARN mund ti fikë gjenet përgjegjëse për sëmundje dhe plakje. Format e reja të terapive me gjene sidomos në modelet vitro, kanë aftësinë për të shtuar gjene të reja duke mos shkaktuar reaksion në sistemin imunitar.
Terapitë me qeliza burimore, që përfshijnë metodën e zhvilluar kohët e fundit për të krijuar qeliza të indikuara pluripotente"(IPCs)" duke shtuar katër gjene në qelizat tuaja të lëkurës për të krijuar ekuivalentin e një qelize embrionale por pa përdorimin e një embrioni, janë duke u zhvilluar për ripërtërirjen e organeve dhe madje edhe rritjen e tyre nga fillimi.
Tani në zhvillim e sipër janë qindra medikamente dhe procese që përdorin këto metoda për të ndryshuar kursin e trashjes, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve të tjera dhe procesin e plakjes. Si një nga shumë shembuj, ne tani mund të rregullojmë një zemër të thyer - jo (ende) nga romanca - por nga një sulm në zemër, duke përtërirë zemrën me qelizat burimore të riprogramuara.
Shëndeti dhe medicina tani janë shëndrruar në teknologji informative dhe prandaj i nënshtrohet asaj që unë e quaj "ligji i përshpejtuar i shbërblimit" i cili është një dyfishim i kapaciteteve (për të njëjtën kosto) për çdo vit dhe vlen për të gjitha teknologjitë informative.
Si rezultat, teknologjia për riprogramimin e "softwerit" biologjik të njeriut tashmë është një mijë herë më e fuqishme sesa ishte kur projekti i gjenomit u përfundua në vitin 2003. Dhe në një dekadë përsëri do të jetë një mijë herë më e fuqishme sesa është sot , dhe një milion herë më e fuqishme në dy dekadat në vijim. Aplikimet klinike tani janë në hap me kohën dhe do të jenë rutinë në vitet e hershme të 2020-ve.
Deri në vitin 2030 energjia diellore do të ketë kapacitet për të përmbushur të gjitha nevojat tona të energjisë. Revolucion do të ketë edhe në prodhimin e ushqimit dhe ujit të pastër.
Nëse do të mund të kapim një të dhjetë mijëtën pjesë nga rrezet e diellit që bie në Tokë, ne do të mund të plotësojmë 100% të nevojave tona të energjisë, duke përdorur këtë burim të ricikluar dhe miqësor me mjedisin.
Duke aplikuar teknologji të reja në shkallë molekulare për panelet diellore, kostoja për Watt është duke u ulur me shpejtësi. Tashmë Deutsche Bank, në një raport të fundit, ka shkruar "Kostoja e energjisë diellore është pothuajse e njëjtë me koston e energjisë elektrike nga rrjetet në Indi dhe Itali. Deri në vitin 2014 edhe shumë shtete tjera do arrijnë këtë barazi të kostos së rrymës elektrike nga rrjeti me atë të përfituar nga dielli.
Numri i përgjithshëm në Watt i energjisë elektrike të prodhuar nga energjia diellore po rritet në mënyrë eksponenciale, duke u dyfishuar çdo dy vjet. Tani është më pak se shtatë dyfishime nga 100%.
Qasje të ngjashme do të adresojnë nevojat e burimeve tjera. Pasi të kemi energji të lirë ne do të mundemi që shumë lehtë dhe me kosto shumë të ulët të konvertojmë sasi të madhe të ujit të ndotur dhe ujit të kripur në ujë të pijshëm.
Ne gjithashtu jemi duke shkuar në drejtim të një revolucioni në bujqësi, nga bujqësia horizontale në atë vertikale, ku ne do të kemi të mbjellura me cilësi shumë të lartë në ndërtesa të kontrolluara nga intelegjenca artificiale. Kjo do të bëj të mundur riciklimin e të gjithë nutrientëve të ushqimit dhe do ti jep fund katastrofës ekologjike që shkaktojnë fabrikat bashkëkohore të bujqësisë. Bujqësia vertikale gjithashtu do të përfshijë bimët hidroponike për pemë dhe perime, si dhe klonimin "vitro" të indeve muskulore të mishit (është mish i krijuar pa therrjen e kafshëve), duke i dhënë fund vuajtjeve të kafshëve.
Nga vitet e hershme të 2020-ve ne do të printojmë në 3D një pjesë të konsiderueshme të produkteve që përdorim duke përfshirë veshmbathjen, por edhe organet zëvendësuese.
Printimeve në 3D kohëve të fundit po i kushtohet shumë vëmendje. Tani ka printime të tilla si pjesët zëvendësuese për makineri të ndryshme, por mundësia për të filluar zëvendësimin e pjesëve të konsiderueshme të prodhimit është ende rreth pesë vite larg.
Nëse shikojmë ciklin jetësor të teknologjive të ndryshme, mund të vërejmë një periudhë të hershme të mbi-entuziazmit, pastaj një periudhë "zhgënjimi" dhe kur zhgënjimi të kalojë, atëherë ndodhë revolucioni i vërtetë. Ju kujtohet bumi i internetit i viteve 1990-a i ndjekur nga një zhgënjim rreth vitit 2000? Kjo ishte koha kur Google ishte krijuar, dhe tani ne kemi kompani në internet me vlerë prej shumë qindra miliardë dollarë.
Ne jemi në fazën e bumit të hershmëm të printimit 3D, pra në fazën e entuziazmit dhe shpresojmë se kemi mësuar mjaft për të shmangur një periudhë të panevojshme zhgënjimi. Unë i shoh vitet e hershme të 2020-ve si një epokë të artë të printimit 3D. Për shembull, në vitet e hershme të 2020-ve, ju do të keni në dispozicion një zgjedhje të mijëra dizajneve të veshmbathjeve fantastike të cilat do të jenë burim i hapur "open source" dhe do të bëhej e mundur që të printohen në 3D në kosto të ulët prej më pak se 2 centë për kilogram.
Por ky nuk do të jetë fundi i industrisë së modës. Shikoni industritë e tjera që tashmë janë transformuar nga produktet fizike në ato dixhitale, të tilla si: librat, filmat dhe muzika.
Me gjithë ndryshimet e mëdha në modelet e biznesit (dhe disponueshmërinë së shumë produkteve me burim të hapur dhe falas) të hyrat e përgjithshme pronësore të këtyre produkteve do të mbetesin të forta.
Tashmë ne në mënyrë eksperimentale mund të printojmë organe të trupit duke krijuar një skelë të biodegradueshme dhe pastaj duke e mbushur atë me qeliza burimore të vetë pacientit. Të gjitha me një printer 3D. Në vitet e hershme të 2020-ve, kjo do të arrijë praktikën në klinikë.
Brenda pesë viteve, motorët e kërkimit do të bazohen në një kuptim të gjuhës natyrore.
Merreni me mend se superkompjuteri i IBM me emrin Watson mori një rezultat më të lartë në lojën televizive amerikane "Jeopardy" se sa kombinimi i dy lojtarëve më të mirë. Loja Jeopardy përfshinë pyetje të ndërlikuara të gjuhës natyrore, me enigma, shaka dhe metafora. Watsoni kishte qëlluar përgjigjjet e sakta në këto kategori. Ajo që nuk është vlerësuar sa duhet është se Watson mori njohuritë e tij duke lexuar Wikipedia dhe disa nga enciklopeditë e tjera, një total prej 200 milionë faqeve të dokumenteve të gjuhës natyrore.
Watson nuk lexon siç lexojmë ne. Ai mund të lexojë një faqe dhe të vie në përfundim se ka një shans prej 56% që Barack Obama është President i Shteteve të Bashkuara. Ju mund të lexoni të njëjtën faqe, dhe në qoftë se ju nuk e keni ditur më herët, do të keni 98% shancë që të kuptoni se Obama është president. Pra ju keni një përqindje shumë më të lartë kur lexoni një faqe të internetit në krahasim me Watson. Por Watson e kompenson këtë dobësi duke lexuar më tepër faqe, shumë më tepër, dhe ai mund ti kombinojë njohuritë e të gjitha atyre faqeve që ka lexuar dhe të konkludojë se ka një shans prej 99,9% që Obama është president.
Në Google, ne jemi duke krijuar një sistem që do të lexojë çdo dokument dhe çdo libër në internet dhe do të ofrojmë kërkim të pasur dhe përgjigje në bazë të kuptimit të vërtetë të gjuhës natyrore. Për shembull, Google do të i qaset dialogut me ju për të qartësuar pyetjet dhe përgjigjet që janë të paqarta ose komplekse.
Nga vitet e hershme të 2020-ve ne do të punojmë në mënyrë rutinore me njëri-tjetrin në mjedise virtuale, vizuale - auditore . Nga 2030-tat , ne do të shtojmë ndjenjën e të prekurit për një zhytje të plotë në realitetin virtual.
Telefoni është një realitet virtual në kuptimin që ju mund të njoftoheni me dikë dhe të bisedoni me të ,të paktën me anë të shqisës së të folurit dhe të dëgjuarit. Ne tani kemi shtuar ndjenjën vizuale me video-thirrje. Megjithëse ende nuk kemi qasje të plotë 3D.
Ndjesia vizuale në mënyrë të plotë do të ndodhë gjatë dekadës së ardhshme. Ne gjithashtu do të jemi në gjendje për të shtuar realitetin e vërtetë në atë mënyrë që unë do të mundem të ju shoh se ju jeni ulur në divanin e dhomës time të ndejës dhe ju do të mundeni të më shihni mua ulur në oborrin e shtëpisë tuaj, edhe pse ne jemi me qindra kilometra larg, përfundon Ray Kurzweil. /Yll Kallaba





