Moti

Një akullthyes amerikan është nisur sot për në Australi, në drejtim të Antarktikut, për shpëtimin e 120 anëtarëve të akullthyesit ruso-kinez, që kanë mbetur të ngujuar në akull.

Akullthyesi “Ylli polar”, i gjatë 122 metra është nisur pas ftesës së Australisë, Rusisë dhe të Kinës, e bërë më 3 janar, që ta ndihmojë akullthyesit rus e kinez, pasi që kanë mbetur të robëruar në akull, njofton AP.

Sipas të dhënave zyrtare, 101 anëtarë të ekuipazhit në akullthyesin kinez dhe 22 në akullthyesin rus nuk janë në rrezik jete. Akullthyesi kinez "Kuçedra e borës” ishte nisur në misionin për shpëtimin e bordit kërkimor rus "Akademik Shokalski", në ujërat e Antartikut, ndërsa ka mbetur edhe vetë e robëruar.

Të gjithë 52 shkencëtarët, turstët dhe gazetarët të anijes kërkimore ruse ishin evakuuar më herët helikopterë, duke u vendosur në anijen qeveritare australiane "Aurora" dhe janë rrugës për në shtëpi.

Anija kërkimore "Akademik Shokalski" ishte bllokuar në akull, më 24 dhjetor, 2013.

 
Top