Legjenda e futbollit portugez dhe një prej sulmuesve më të mirë në histori të futbollit, Eusebio, ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.
I lindur në Mozambik në vitin 1942, Eusebio u soll në Portugali nga trajneri i Benficas, Bela Guttman, që e ka shndërruar të në një prej sulmuesve më të mirë në histori.
Ai ka shënuar 319 gola në 313 paraqitje për klubin, teksa mbetet ende golashënuesi më i mirë në histori të Benficas. Ai realizoi 41 gola në 61 paraqitje për kombëtaren, teksa kaloi plot 25 vjet te Benfica. Ishte i renditur i nënti në listën e lojtarëve më të mirë të shekullit nga FIFA.
Cristiano Ronaldo ka ngushëlluar menjëherë familjarët e Eusbios dhe është shprehur në nderim të tij.
“Gjithmonë i përjetshëm, Eusebio: U prefsh në paqe”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.
Mediat portugeze bëjnë të ditur se ai ka pasur një atak kardiak në orët e hershme të së dielës
