Moti

Është arrestuar një person te “Dheu i Bardhë” si i dyshuar për kontrabandim me migrantë. Policia e Kosovës njofton se dyshohet se ai ia kishte shitur një personi tjetër një pasaportë të Republikës së Serbisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ia kishte shitur viktimës mashkull K/Shqiptar një pasaportë të R. Serbisë në vlerë prej 1500€, me qëllim të migrimit në shtetet e BE-së”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
 
Top