Të gjithë me siguri do të kishin dëshirë të kenë një smartfon Nokia me sistemin operativ Android dhe kjo tani duket se do të bëhet realitet. Sipas disa burimeve Gjiganti Nokia tani veq ka krijuar smartfonin e parë me emrin e koduar Nokia A110 .
Sipas fotografive që kemi siguruar fjala është për Android KitKat 4.4.1 me Linux Kernel 3.4.0 . Ekrani për këtë pajisje duket se është 854 × 480 , me një madhësi 4 ", dhe rreth 233 PPI (pikselë për inç) . Kamera është vetëm 5 MP , dhe pajisja ka një procesor Qualcomm Snapdragon me specifika të panjohura .
Për shumë njerëz një pajisje Android e ndërtuar nga Nokia do të ishte kombinimi më i mirë për një smartfon të përkryer . Imagjinoni kombinimin e dizajnit industrial fantastik dhe me qëndrueshmëri të pajisjeve Nokia me fuqinë dhe shkathtësinë e sistemit Android. Kjo pajisje sipas burimeve të XDA Developers thuhet se është koduar me emrin Normandy dhe së shpejti pritet të paraqitet në treg me një çmim tani për tani të panjohur.

