![]() |
| Foto: Driton Bublaku |
Pikërisht në qershor 1999, gjatë largimit nga Kosova, Serbia mori me vete edhe Fondin Pensional duke lënë më shumë se 35 mijë pensionistë kontributdhënës pa paratë që do të duhej t’i merrnin në pleqëri.
Që nga ajo kohë pensionistët kosovarë nuk u ndalën kurrë së shqyrtuari të gjitha rrugët e mundshme për të fituar të drejtën e tyre për kompensim për pensionet e tyre.
Disa prej pensionistëve nuk qëndruan duarkryq, por zërin e tyre e ngritën deri në Gjykatën e Strasburgut. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut u pa si mundësi për të realizuar të drejtën e tyre edhe nga një çift nga Prizreni i cili kërkon kthimin e pensioneve.
Sadif Arënliu (74) ka punuar 38 vjet si daktilografe në gjykatat e niveleve të ndryshme në Prizren e bashkëshorti i saj Xhemaili (78) si arsimtar, në këtë gjykatë paditën shtetin Serb.
