Komiteti për politikë dhe financa i aprovoi të gjitha pikat e propozuara nga kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, që të kalojnë në shqyrtim në seancën e ardhshme të Kuvendit. U aprovuan propozim vendimet për shpalljen e konkursit për formimin e komiteteve konsultative:
Komiteti për planifikim, zhvillim lokal ekonomik dhe ambient ,
Komiteti për arsim kulturë, rini dhe sport dhe për persona me aftësi të veçanta.
Komiteti për shëndetësi, çështje sociale dhe emergjenca, si edhe një komitet për shërbime publike i cili do të formohet nga Kuvendi komunal. Lidhur me projekt marrëveshjen në mes komunës edhe kompanisë regjionale “ECO Higjienës” nga Gjilani, kryetari i komunës Begzad Sinani dhe shpjegime për të cilat i kërkoi anëtari i KPF-së Besnik
Rrudhani, duke thënë se dokumentet e kompletuara të marrëveshjes do t’i merrni para seancë së ardhshme të Kuvendit.
Po ashtu u aprovua edhe kërkesa e QKMF-së së Kamenicës për kompletimin me aparat të rëntgenit, si edhe propozim vendimi për lejimin e mjeteve financiare në shumë
prej 7000 eurosh, për kyçje në rrjetin elektrik të banesës kolektive .