Moti

Njësiti policor ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike të llojit “heroinë”, një revole të tipit “Valter” me shtatë fishek të kalibrit 7.65 mm dhe një shufër metalike njoftoj policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit janë bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar një kuti me substancë narkotike të llojit “heroinë” dhe një karikator i zbrazët. Sasia e substancës narkotike e konfiskuar është rreth 162 gram.

Dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër i është dorëzuar njësitit policor të stacionit të Gjilanit pasi që i njëjti kërkohej nga Gjykata themelore e Gjilanit.

 
Top