Në takimin e së premtes të Komitetit për Politikë dhe Financa është aprovuar kërkesa për të lejuar mjetet financiare në shumë prej 7000 eurove për kyçjen në rrjetin elektrik të banesave kolektive.
Në takimin e së premtës KPF ka provuar edhe disa propozime të rëndësishme që lidhen me funksionalizimin e komiteteve përkatësve të Asamblesë Komunale,
Ndryshe Komiteti për politikë dhe financa (KPF) i aprovoi të gjitha pikat e propozuara nga kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, që të kalojnë në shqyrtim në seancën e ardhshme të Kuvendit.
Nga ky takim janë aprovuar propozim vendimet për shpalljen e konkursit për formimin e komiteteve konsultative: Komiteti për planifikim, zhvillim lokal ekonomik dhe ambient, Komiteti për arsim kulturë, rini dhe sport dhe për persona me aftësi të veçanta. Komiteti për shëndetësi, çështje sociale dhe emergjenca, si edhe një komitet për shërbime publike i cili do të formohet nga Kuvendi komunal.
Ndërkaq rreth projekt marrëveshjes në mes komunës edhe kompanisë regjionale “Eco - Higjienës” nga Gjilani, kryetari i komunës Begzad Sinani ka dhënë shpjegime për të cilat i kërkoi anëtarit të KPF-së, Besnik Rrudhani, që të kompletojë të gjitha dokumentet e marrëveshjes.
Po ashtu KPF-ja ka aprovuar edhe kërkesën e QKMF-së së Kamenicës për kompletimin me aparat të rëntgenit, si edhe propozim vendimin për lejimin e mjeteve financiare në shumë prej 7000 eurosh, për kyçje në rrjetin elektrik të banesës kolektive./rajonipress/