Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot zëvendësambasadorin e Izraelit në Beograd, Itay Milner. Shtet ky që uk e ka pranuar Kosovën si shtet te pavarur.
Kryetari Haradinaj dhe zëvendësambasadori Milner biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rolin e rëndësishëm të Aleancës në kuadër të tyre.
Haradinaj, gjithashtu, e njoftoi diplomatin Milner lidhur me përgatitjet që po bëhen për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/