(VIDEO) VV këmbëngulë të udhëheq dialogun (Video)
Powered by Dailymotion
Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kërkesat e saja, nëse koalicioni e do bashkëqeverisjen me atë. E kushti i parë i VV-së është t’i udhëheq bisedimet më Serbinë. Por, analistët vlerësojnë se Lëvizja e Kurtit nuk ka kapacitete t’i prijë këtij procesi.
Analisti Shpend Kursani, vlerëson se është e pamundur që Vetëvendosjes t’i besohet udhëheqja e bisedimeve me Serbinë, transmeton TV Rrokum.
Sipas tij, një gjë të tillë nuk do ta lejonin as përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare.
Por, anëtari i Lëvizjes së Kurtit, Zgjim Hyseni, e mohon se subjekti i tij është papërgatitur dhe se ka mungesë të kapaciteteve intelektuale, që t’u prijë bisedimeve me Serbinë.
Një ditë para se të mbahej seanca konstituive e legjislaturës së re, e dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, grupet punuese të partive të koalicionit LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosjes ishin pajtuar që bisedimet me Serbinë t’i drejtojë Lëvizja e Kurtit.
E, madje për këtë ishte pajtuar edhe i dominuari për Kryeministër i koalicionit, Ramush Haradinaj.
Por, marrëveshja nuk u nënshkrua. Ani pse pritej zyrtarizimi i saj, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e refuzuan.
Televizioni Rrokum pati raportuar se marrëveshja nuk u arrit pikërisht pse ndërkombëtarët kërkuan që në asnjë mënyrë, bisedimet të mos lihen në dorën e Vetëvendosjes. /Rrokum TV/