Qyteti i Kamenicës po mirëmbahet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe kompania për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Faton Biqkaj zëdhënës i komunës i tha rajonipres se mirëmbajta e këtyre hapësirave e ka ndryshuar për të mirë edhe pamjen e qytetit.
“Edhe përkundër sezonës verore që kemi një fluks të bashkatdhetarëve qytetarët e komunës së Kamenicës po vërejnë çdo ditë e më tepër pastërtinë e qytetit”. Kështu shprehet Faton Biqkaj zëdhënës i komunës derisa flet për hapësirat gjelbëruese dhe ato që po mirëmbahen e pastrohen dhe po shfrytëzohen nga të gjitha kategoritë e qytetarëve.
“Kemi shumë drunjë dekorativ të rinj të mbjellur, pisha të llojeve të ndryshme të mbjellura nëpër hapësirat e qytetit dhe më pak mbeturina. Kjo po arrihet edhe falë bashkëpunimit me qytetar dhe drejtorisë së shërbimeve publike duke llogaritur këtu edhe kompaninë që kujdeset për mirëmbajtje e tyre” tha Biqkaj.
Biqkaj tha se Kamenica tani ka marr një pamje krejt ndryshe dhe kjo falë përkushtimit që po tregojnë institucionet komunale.