Moti

Dega e LDK-së në Kamenicë, punën 6 mujore te qeverisjes Komunale të udhehequr nga kryetari Begzad Sinani e vlereson si të dështuar dhe pa prespektivë për qytetarët e Kamenicës.

Kryetari Sinani kishte fituar votat me premtime te kota për punesim,për projekte dhe në forma tjera jo të ndershme.

Nga marrja e mandatit më 19 dhjetor 2013 as nuk kanë filluar të  përmbushen pothuajse asnjë premtim për investime kapitale.

Të kujtojmë se pati premtuar që  deri më 1 qershor të rrënoj shkollën e Busavatës, të Krilevës, për të ndërtuar shkolla të reja, rrënimin e urës në Topanicë, rrënimin e shtëpisë së Kulturës në Roganë, për t’i ndërtuar sipas tij me “standarde”.

Po ashtu  fabrika e “e famshme” e kepurdhave mbi fshatin Ruboc, që ishte rrafshuar një tokë nuk u ndërtua.Shumë vota koalicioni PDK-AKR i  mblodhi duke  i mashtruar qytetarët me shumë nevojë për punësim në fabrikën e këpurdhave,kurse qytetarët mesiguri janë të dëshpruar me premtimet e rrejshme.

Po ashtu,ishte vetëm premtim se do të shitet xhipi i Hyundai X55 veturë e komunës, e cila përditë është në qarkullim nga zyrtarët të ndryshëm  komunal për vizita në Shqipëri, Maqedoni e po ashtu edhe mbrenda Kosoves, qka do të thotë se nuk po del që kjo veturë është e tepërt,por përkundrazi puna e parë që ka bërë kjo qeveri është blerja e 3 veturave të reja Shkoda Oktavia,  në vlerë prej 50 mijë euro.

Nga kjo qeverisje është stërngarkuar administra komunale me punëtor,me kontrata për shërbime të veçanta të cilët janë rreth 20 sosh,që  nuk dijnë as vet se çka punojnë sepse nuk janë pranuar se ka pasur evojë,por për ti përmbushur apetitet e koalicionit të gjërë PDK-AKR-AAK-serbet e romët.

Këta punëtorë paguhen nga buxheti komunal për  mallrave dhe shërbimeve e që Komunës i kushton  mbi 80.000 euro në vit. Këto kontrata janë në kundërshtim me ligjin për buxhetin dhe ligjin për shërbyesit civil, që sipas ligjeve në fjalë nuk mundet asnjë kontratë për shërbime të veqanta të jetë më shumë se 6 muaj.

Kryetari i komunës z.Begzad Sinani ka tranferuar në pozita më të ulëta gati të gjithë shërbyesit civil që kanë pasur pozita të larta e që janë të LDK-së,kurse në vend të tyre ka vendosur militant të PDK-së,derisa sa për ditë bënë demagogji se nuk i  intereson kush se në cilin subjekt politik është.

Për shebuj tjerë të keq,projektet që janë realizuar në mandatin e kaluar si projekti i Lumit të qytetit dhe prroit të Rubocit gjatë kësaj periudhe janë të pa mirëmbajtura, ku janë mbuluar nga mbeturinat dhe bari.

Kjo qeverisje ka imponuar një vendim në  Kuvend Komunal për ti dhënë ndërrmarrjen e menaxhimit të mbeturinave kompanisë private “Eko Higjena”  të Gjilanit pa asnjë procedurë dhe pa asnjë kusht të vetëm, duke u arsyetuar se menaxhimi i ndërmarrjes së mbeturinës ka kosto të lartë,deri sa kompania “Eko Higjena”  ka pranur për qëllime profitabile e jo për humanizëm.

Asnjë projekt i paraparë nga buxheti komunal për vitin 2014 nuk ka filluar. Me ridestinimin e buxhetit komunal është hequr  nga lista prioritare rregullimi i bazenit për ujë në lagjen Qamëria që ka qenë prioritet i kësaj lagje të cilët ballafaqohen me mungesë uji e sidomos gjatë muajve të verës.

Kryetari i komunës ia mundësoi vendosjen e verandës afër objektit të komunës z.Lulzim Leci e cila është lejuar pa leje urbanisitike,i cili në pamundësi të jetë nënkryetar i komunës sepse këtë pozitë e zuri më parë Fatmir Matoshi,është i caktuar me letra shef i protokolit,por përveq që e keqpërdor buxhetin e komunës me veturën e komunës Hyundai i20,nuk shihet se vjen ndonjëherë nga Prishtina në zyren e komunës.

Edhe pse nuk ka rend,nuk ka punë në komunë, Kryetarit  Sinani duket shumë në disponim duke shetitur nëpër lokalet e qytetit të Kamenicës dhe të Kosovës,por nuk kursehet që gati për çdo vikend të vizitoj Shqipërinë e veçanërisht Durrësin.

Rasti i fundit ishte qëndrimi 3 apo 4 ditor nga data 4 gusht deri 8 gusht  i Kryetarit Sinani me grupin e grave të komunës së Kamenicës me përcjellësin e vet Faton Biqkaj në Durrës.Grupi i grave të komunës 16 veta i hargjuan rreth 5000 euro ne hotelin ekskluziv “Leonardo” afër shkëmbit të Kavajës në Durrës,të cilat përcollën një trajnim për rolin e gruas në vendim marrje gjatë kohës prej orës 11-15 sa ishte nxeht,kurse pjesën tjetër të kohës e kaluan në pishinë apo në plazhë të Durrësit.

Megjithë atë grupi i grave të komunës meritojnë më shumë të përkrahen me projekte se sa këtë mundësi që ia dha Kuvendi Komunal.Por,Kryetari Sinani nuk ishte i paraparë në agjendë të kësaj vizite të grave,ai qëndroi aty afër hotel “Leonardo”,mori pjesë në takime të kafës,i bëri një surprizë me torte për ditëlindje delegates Hazbije Myrtaj-Kallaba,mori pjesë me grate në një vizitë në bashkinë e Durrësit dhe për aktivitet tjera.Vet qëndrimi i kryetarit Sinani në Hotel tjetër argumenton që nuk ishte i përfshirë në agjendë.

Komunës së Kamenicës dhe qytetarëve të saj më së paku i ka takuar që të ketë një kryetar të tillë,që nuk ka koncept as të punës as të fjalës,nuk ka as sjellje njerëzore,por ka më tepër gënjeshtra  dhe demagogji,përdor kërcnime dhe shantazhe ndaj punëtorëve të komunës,nuk ka përparim në komunë por ka  stagnim, është fat i keq për komunën e Kamenicës për këtë udhëheqje.

 
Top