Moti


Nga Arijeta Agaj ,Psikologe Kamenicë 
për TVkamenica

Natyra njerëzore është  e prirur që pengesat jetësore ti zgjidhë në mënyrën më të lehtë të mundshme, nëse njeriu ndeshet me të papritura jetësore ai është i prirur që ti tejkalojë ato duke përdorur substanca të ndryshme të cilat ia mundësojnë atij që së paku ti amortizojë ato probleme dhe ti shtyjë.


 Por siq do të thoshte Skott Peck shtyrja e problemeve nuk është edhe zgjidhje e problemeve, substancat e ndryshme ia mundësojnë njeriut që problemet ti shtyjë dhe kurrsesi ti zgjidhë  dhe duke i shtyrë problemet me anë të substancave psikoaktive ata bëhën edhe pjesë e problemit.

Alkooli është bërë një problem tepër shqetësues në shum vende të botës, ky problem ka arritur deri aty sa të flitet për një epidemi nga alkooli, pasojat që sjell përdorimi i alkoolit shqetësojnë njerëzit e racave të ndryshme, të religjioneve të ndryshme, të dy gjinitë dhe të gjitha grupmoshat.
Cka është Alkooli?

Alkooli është drogë, materie kimike e cila ndërron mënyrën e veprimit të trupit të njeriut, si drogë e cila ndikon në sferën psikike të njeriut ajo vepron duke ndërruar mënyrën e të menduarit, mënyrën se si ata flasin, ndjenjë, dhe lëvizin.

Alkooli është një pije që përmban metanol ose alkool etilik dhe jep ndijime të ngrohtësisë në vende të ftofta, ndryshe është hipotermik, stimulon sekretimin gastrik, është depresor përzgjedhës i SNQ, inhibon në fillim korteksin duke dhënë ndryshime të disponimit dhe të menduarit për të instaluar pastaj një ndjenjë të mirëqenjies.

Njerëzit që përdorin alkoolin janë të përkushtuar ndaj tij dhe ndjenjë një nevojë fizike dhe dhe psikike për të pirë, me kalimin e kohës dëshira e individit për të pirë rritet në mënyrë të pakontrollueshme, sikur uria e njeriut për bukë dhe etja për alkool, kjo etje për alkool shtyn alkoolistët në sjellje të paktrolluara dhe si pasojë e kësaj ata dështojnë në shkollë, në punë në kryerjen e obligimeve familjare dhe shoqërore.

Njerëzit që vazhdojnë të konsumojnë alkool për një kohë të gjatë bëhen të varur nga alkooli dhe fillojnë të konsumojnë alkool në doza edhe më të mëdha me qëllim që të arrijnë efektin e njejtë emocional sikur në kohën kur kanë filluar të pinë për herë të parë .konsumimi te këta persona vazhdon edhe pasi të vërehen pasojat shëndetësore nga konsumimi i alkoolit, nëse këta individ ndalojnë konsumimin e alkoolit ata fillojnë të dridhen, djersiten, bien në ankth, dhe kanë dhimbje të barkut ose edhe kokëdhimbje.

Konsumimi i alkoolit nga adoleshentët
Adoleshentët janë më shumë të rrezikuar në aspektin shëndetësor , periudha e pubertetit tek meshkujt dhe tek femrat është periudhë e cila karakterizohet me ndryshime hormonale, duke përfshirë edhe rritje të hormoneve seksuale, estrogjenit dhe testosteronit, këto hormone ndikojnë edhe në zhvillimin e disa hormoneve të  tjera të rritjes të cilat janë më vitale për zhvillimin e organeve.
Konsumimi i alkoolit në këtë fazë të rritjes mund të crregulloj disa funksione dhe të ndikoj në ngecjen e e zhvillimit të muskujve, organeve dhe eshtrave.

Alkooli zakonisht fillon në moshën e rinisë dhe pastaj trashëgohet edhe gjatë fazave të tjera të jetës, kjo gase të rinjët eksperimentojnë me gjithçka, edhe me alkool, andaj shumë vende e kufizojnë moshën e prirjes (disa 16, 18 dhe në SHBA 21 vjeq) me qëllim që tju pamundësohet të rinjëve  që të konsumojnë alkool.

Mosha mesatare kur të rinjët së pari konsumojnë alkoolin është 11vjeq për meshkujt dhe 13 vjeq nga femrat, sipas një studimi të bërë nga NIAA(Instituti Nacional mbi abuzimin me Alkool, SHBA)del se adoleshentët të cilët fillojnë konsumimin para moshës 15 vjeqare janë katër herë më të rrezikur nga varësia prej alkoolit më shumë se ata që fillojnë konsumimin nga mosha 21 vjeqare
Pasojat që sjell përdorimi i Alkoolit

Studime të ndryshme kanë treguar se personat alkoolistë tregojnë një produktivitet profesional shumë më të ulët se personat jo alkoolistë, kjo jo vetëm se pse shumë prej tyre nuk i përmbushin në kohën e duhur detyrimet e tyre, por se edhe ata nuk bashkëpunojnë me kolegët për realizimin e detyrave të ndryshme.

Ghithashtu ata priren të marrin vendime të kota të shkatojnë aksidente në shkollë, dhe ka mundësi të vdesin më herët, shumica e personave të shtruar në spital kanë probleme me konsumimin e alkoolit, foshnjat e lindura nga nëna alkoolike janë me rreziqe të mëdha për sindromën fetale alkoolike.

Konsumimi i Alkoolit rrit rrezikshmërinë e lëndimeve pasi ndikon negativisht në psikikën e njeriut dhe debalancon aftësitë psikomotorike, gjithashtu alkooli ndion edhe në shfaqjen e dhunës , grindjeve fizike dhe seksuale, dëmtimi i gjykimit, që shkaktohet nga konsumimi i tepërt i alkoolit rrit mundësinë e seksit të pakontrolluar dhe shkakton transmetimin e sëmundjeve seksuale, gjithashtu shkakton edhe ulcerën në stomak, hipertension, dëmtime të zemrës, kancer dhe dëmtime të trurit.
Alkooli dhe kognicioni (njohja)

Alkooli si nje drogë psikoaktive, shkakton ndryshime në tru ku shkaktohet një varg ndryshimesh të sjelljes.Konsumimi i tepruar i alkoolit dëmton në masë të madhe memorien dhe në këtë mënyrë bëhet më e vështirë marrja e historisë së pacientëve alkoolist nga ana e mjekut.Alkooli futet në qelizat trupore , posaqërisht në ato qeliza të trurit të cilat kontrollojne sjelljen.
Konsumimi i alkoolit per tetë javë rresht mund të shkaktojë rënie të aftësisë së të nxënit dhe marramendjes e cila mund të zgjasë deri në 12 javë pasi konsumimi i alkoolit të jetë ndërprerë.Alkooli shkakton gjithashtu ndryshime negative në strukturën e trurit si reduktim të rrjedhjes cerebrale të gjakut në tru, por dëmtimi i trurit tek alkoolistët mund të rikuperohet nëse ndërpitet, por kjo zgjatë edhe më gjatë se sa ka zgjatur konsumimi i alkoolit, cdo dehje nga alkooli sjell vdekjen e qindra qelizave në tru të cilat nuk mund të zavendësohen, dhe kjo që dalngadalë alkoolisti ta humb memorien dhe gjykimin.

Alkooli dhe stresi
Alkooli ndikon edh në rritjen e stresit, por edhe stresi ndikon në përdorimin e alkoolit.Stresi është gjendje e shtrënguar emocionale, paraqitet për të përshkruar një ndjenjë subjektive e shkaktuar nga presioni ose tensioni , individët konsumojnë alkool si kundëpërgjigjie ndaj stresit i cili shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si : stresi nga puna, stresi nga gjendja jo e mirë ekonomike, problemet familjare, mungesa e mbështetjes nga shoqëria etj.

Por a ndikon alkooli në zvogëlimin apo rritjen e stresit? Studimet e bëra në njerëz dhe kafshë tregojnë që përdorimi i alkoolit në doza të vogla ndikon në zvogëlimin e stresit,por nëse përdoret në doza të mëdha mund të rritë stresin dhe të keqësojë edhe më shumë gjendjen e alkoolistit.
Një studim i bërë shtator 2003 ka zbuluar se konsumimi kronik afatgjatë i alkoolit  prodhon një ngritje të kortizolit (hormon që shkakton stresin), mirpo edhe pas lënies së alkoolit niveli i kortizolit ngritet edhe më shumë.

Alkooli ndikon direkt disa kemikale të trurit të cilat rrisin adrenalinën dhe lirojnë kortizol, përfundimisht pas konsumimit për një kohë të gjatë të alkoolit dhe ndërprerjes së mënjhershme mund të shkatohet një gjendje stresante e cila ngrit më tej nivelin  e kortizolit.
Alkooli dhe depresioni 

Konsumimi i alkoolit ka lidhshmëri tepër të ngushtë edhe me shfaqjen e depresionit, në fakt njerëzit nën depresion mundet që të fillojnë konsumimin e alkoolit me qëllim që të largojnë depresionin dhe ti harrojnë problemet, mirëpo studimet kanë treguar se konsumimi i alkoolit rrit gjendjen depresive , ashtu sic rritë edhe stresin. Individët depresiv dhe që konsumojnë alkool kanë mundësi më të madhe që të lëndohen dhe shërimi i tyre është më i vështirë se sa shërimi i personave depresiv por që nuk konsumojnë alkool.

Vajzat e moshës 12 vjeqare- 16 vjeq të cilat konsumojnë alkool janë katër herë më shumë të rrezikuara nga atakimet e depresionit se sa koleget e tyre që nuk konsumojnë alkool.
Pra, Alkooli në fazën e parë e provokon njeriun, në fazën e dytë shoqërohet, mishërohet me njeriun, bëhet pjesë e pandashme e jetës së tij, më pas alkooli e zhduk njeriun.

Pasi alkooli është një substancë që sjell pasoja të rënda shëndetësore dhe sociale prandaj zhvillimi i politikave të reja dhe marrja e hapave drejt sanimit të problemeve që sjell alkooli, dhe sidomos parandalimin e tij, janë më se e domosdoshme.

 
Top