Ne shtëpinë e Kulturës ne një ceremoni u be ndarja e diplomave për punëtoret e administratës komunale te Kamenicës, për kryerjen e kursit te gjuhës shqipe dhe serbe. Projekt menaxherja Nejla Ayvazi nga Europian Centre for Minority ne Kosovë ,tha se ne bashkëpunim me zyrën e komisionarit për gjuhe pranë zyrës se kryeministrit dhe OSCE-HCNM kemi organizua kursin e gjuhës serbe dhe atë shqipe për punëtoret e administratës komunale te Kamenicës, sot do te pajisen me certifikate, diploma te gjithë ata te cilët e kanë vijuar mbi 50 % te orëve si dhe ata qe e kanë kaluar testin final.
Ne një fjale rasti Kryetari i Komunës Begzad Sinani tha se ne e kemi obligim karshi qytetarit pa marre parasysh etnitetin e tyre qe te i dalim ne ndihme , unë vete e kamë problem te flasë gjuhen serbe edhe përkundër se jam munduar te mësoj te flasë, vijimi i kursit e ngrite nivelin e diturisë, sa me shume gjuhë qe njeh aq me shume je i zgjuar. Ne këtë rast ne kemi te bëjmë me shërbyes civile te komunës të cilët e kane mësuar gjuhen e njeri tjetrit , të cilët gjate shërbimit te palës te komunikojnë ne gjuhen e tyre, Kryetari i komunës Sinani një pjese te fjalimit e ka bere ne gjuhen serbe.
Ndërsa projekt asistentja Renata Nikolla tha se vazhdimi i projektit do te vazhdoje edhe ne te ardhmen ku vijuesit e kursit te gjuhës nga te dy etnitetet do te ngrinin nivelin e njohurisë edhe për një shkalle .Po ne këtë ceremoni folën edhe Vebi Klaiqi përfaqësues i zyrës se kryeministrit ,si dhe Nuhi Kosumi (Dardanapress