Moti

Kryetari i komunes z.Begzad Sinani është shprehur i shqetësuar me largimin e ë rinjve për në vendet perëndimore.

Mos ikni nga trojet tuaja dhe mos bini në provokime të matrapazëve që ju premtojnë jetë luksoze në perendim porosit Sinani.

 Sinani  me shqetësim të madh ka ndjekur largimin e ditëve të fundit nga disa familje nga Karaqeva. “Vërtet u ndjeva keq sepse ta braktisësh vendin në këtë kohë nuk është e mirë dhe as e hijshme. Unë ju bëjë apel të gjitha familjeve që pa ndonjë arsye të fort mos ta braktisin vendin për asnjë çmim”.

Sinani tha se e kupton gjendjen e rëndë të familjeve kosovare, sikurse edhe një pjesë të pasigurisë, por ne së bashku me institucionet qendrore do të bëjmë çmos që në brezin kufitar të ofrojmë investime cilësore dhe shërbime më të mira infrastrukturore, raporton rajonipress.

Sinani thotë se në tërë këtë avaz të ikjes po kontribuojnë edhe disa matrapaz të cilët po i joshin të rinjtë. “Unë kërkoj nga organet e policisë që të hetojnë këta individ të cilët më së paku ia duan të mirën vendit”
 
Top