Moti

Nesër nisin manifestimet “Epopeja e UÇK-së” në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Por, si ishte Prekazi para 17 vjetësh, më 4 mars 1998, një natë para se të ndodhte sulmi mbi familjen Jashari.

Ndiqeni rrëfimin e njërit prej atyre që ishte më afër familjes Jashari. Bilall Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit rrëfen për natën e 4 marsit 1998.

Kur nisën luftimet e ashpra Bilalli tha se Komandanti legjendar dhe lagja e tij u lanë vetëm në betejën tre ditëshe.

Ai nuk dëshiron t’i komentojë as fjalët që i ka përmendur Komandanti në ditët e luftës.

Bilalli është i bindur se sikur të kishin ndihmë rezistenca do të zgjaste më shumë se tre ditë.



Rrefimi per Jasharet by GazetaExpressTV
 
Top