ATRC në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës fillon procesin e identifikimit të nevojave dhe rekomandimeve të banorëve
ATRC në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës dhe Komitetin konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje kanë filluar procesin e identifikimit të nevojave dhe rekomandimeve të banorëve të kësaj komune.
Gjatë takimit të mbajtur të mërkurën më 22 prill, 2015, në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë, përfaqësuesit e Këshillave lokale, përfaqësuesja e Grupit të grave, përfaqësuesi i Këshillit të veprimit rinor lokal dhe përfaqësuesi nga Handikos prezantuan nevojat dhe rekomandimet e banorëve dhe të grupeve që përfaqësojnë, para Kryetarit dhe nënkryetarit të Komunës dhe si dhe zyrtarëve komunal.
Kryetari i Komunës u shpreh se komuna do të shqyrtoj të gjitha kërkesat e qytetarëve, kurse anëtarët e Komitetit konsultativ thanë se do t’i paraqesin në Kuvend të gjitha nevojat e banorëve para rishikimit të buxhetit për vitin 2015 si dhe do të monitorojnë marrjen parasysh të tyre nga komuna.
Aktiviteti u mbështet nga OPIC, në kuadër të projektit “Qytetarë aktiv-Komuna të përgjegjshme dhe transparente”.