Moti


















1. Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet "Rruga për tek Morali'', ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit!
2. Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënja!
3. Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët!
4. Nxënësit japonez pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë!
5. Nxënësit japonez marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël!
6. Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimin që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet ruajtja e kujdesi ndaj tyre!
7. Pastruesit e ''rrugëve'' në Japoni quhen ''inxhinierë të shëndetit'' ku rroga e tyre varjon nga 5000 deri ne 8000 dollarë amerikan në muaj, e pranimi i tyre në punë kalon në disa provime me shkrim dhe me gojë!
8. Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restaurante dhe vende të mbyllura dhe në vend të ''silent'' është e shkruar ''moral''!
9. Çdo kush që shkon për të ngrënë në restaurante nuk mer më shumë se sa ka nevojë dhe asnjeri nuk lë ushqim në pjatë!
10. Mesatarja e vonimit të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite. Kjo tregon se japonezët janë popull që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për orët, minutat dhe sekondat. (Indeksonline)
30 Prill 2015
 
Top