Komuna e Kamenicës dhe Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
Komuna e Kamenicës dhe Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve, nënshkruan sot një Memorandum të Mirëkuptimit, nëpërmjet së cilës synohet rritja e qasjes së shërbimeve komunale ndaj komuniteteve si dhe krijimi i një ambienti më të mirë i punës për individët jo-shumicë që synojnë karrierë në shërbimin komunal.
Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar nga kryetari i komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani si dhe drejtori i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI), z. Adrian Zeqiri.
Realizimi i tij do të bëhet në kuadër të projektit “Përvetësimi i Gjuhëve Zyrtare për Zyrtarët Komunal në Kosovë 2015” i cili financohet nga Komisionari i Lartë për Pakica Kombëtare (KLPK) i OSBE-së dhe nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët/Zyra e Kryeministrit në periudhën prej muajit mars deri në nëntor të vitit 2015.
Kryetari Sinani vlerësoi lart këtë Memorandum, i cili do veç tjerash parasheh që një përqindje e madhe e zyrtarëve komunal të ndjekin kurset e gjuhëve si dhe një sërë përparësish tjera.