Moti

Nga Gani Sadiku Kamenicë

Shumë ligje në legjislaturën Kosovare ishin bërë vetëm “kopy paste” nga vendet evropiane. 
Vende këto me një traditë të gjatë në demokraci, dhe me shtete të konsoliduara prej shekujsh. 

Këto ligje funksionuan "shumë mirë" deri sa shoqëria jonë ishte në letargji. Por me fillimin e vetëdijesimit shoqëror dhe nevojës së zhvillimit ekonomik, vet këto ligje u bënë pengesë për zhvillimin shoqërorë dhe ekonomik. Këto agjencione funksionojnë aty ku ka traditë, dhe ku shteti është rregullator mes privates dhe publikes. 
Tek ne të gjitha këto agjensione janë "shah" në vete ku shumica e tyre raportojnë vetëm një herë në vit para kuvendit dhe para kuvendarëve të cilët ( disa kanë interes e disa nuk marrin vesh "m'sa pula në telefon".)

Sa për ilustrim do e përmendim "pashallëkun" e KPMM( komisioni për miniera dhe minerale) e cila në mënyrë shumë të "kulturuar" bllokoi Trepçën, sepse ende nuk funksionon përshkak të bordit të pakompletuar që duhet të zgjidhet nga kuvendi. Çka nënkupton kjo.? Në vendet me pretendime për zhvillim shoqëror, vendimet politike dhe zhvillimi ekonomik, duhet të jenë në një paralelizëm harmonik me njëra tjetrën, në të kundërtën ekonomia do të imponoj rrugën politikës. 

Ligji mbi KPMM është një ligj i kopjuar si shumë ligje tjera dhe nuk mund të zbatohet në realitetin kosovar. Mos kompletimi i bordit, ka shkaktuar ngecje të mëdha tek kompanitë të cilat janë në varshmëri direkte nga ky "pashallëk" Mediat në Kosovë pasqyrojnë kryesisht çështjen e Trepçës, e cila më tepër është bërë një lloj miti emocionalisht e lidhur me patriotizëm imagjinar tek popullata. 

Këtu asnjëherë nuk e kam pa që ipen fakte të dokumentuara për humbjet në kompanitë private, humbje këto që janë shumëfish më të mëdha se sa në Trepçë. Këto kompani pos që punësojnë qytetarë, ato nuk janë hargjues, por kontribues në mbushjen e buxhetit të Kosovës. Minatorët e Trepçës marrin paga edhe pa punuar fare, sepse subvencionohen nga shteti. Deri tani Trepçës nga buxheti i Kosovës i janë paguar afër 120 milion €, kurse kompanitë private duhet të falimentojnë. 
Këto kompani nuk janë të pakta. 

Kur nga neglizhenca, korrupsioni dhe burokracia, shuhen biznese vendore, si mendojnë institucionet tona që me këtë mendësi qeverisës të sjellin investime të huaja. Hapat e fundit nga Ministria e Financave janë një dritë në fund të tunelit.!


 
Top