Pёrfaqёsuesit e nёndegёve tё LDK-sё sё Komunёs sё Kamenicёs, me (21 maj) kanë mbajtur takim
nё Kamenicё mbi analizen e kuvendit zgjedhor të degës
nё Kamenicё mbi analizen e kuvendit zgjedhor të degës
NË VAZHDIM reagimi i plotë
------------------------------------------------------------------------------------------------
Pёr: Kryesinё e LDK-sё – Prishtinё, z. Isa Mustafa – Kryetar
Pёr: Mediat elektronike dhe tё shkruara
Nё takimin punues, nё shenjë paknaqёsie dhe mospёrfshierje nё strukturat udhëheqëse tё Degës sё LDK-sё, nga z. Shaip Surdulli (Kryetar i degës ) nxjerrin kёtё:
R E A G I M
Politika përjashtuese e z. Surdulli pёr kryesi tё degës, si: Nёndegёt me elektorat mё tё shumtё: Kamenica, nёndegёt e qytetit: ( Qendra, Malёsia, Iliria dhe Çamёria ) Koretini, Hodonoci, Petroci, Shipashnicё e Ep., Rogaçica, etj.
Nё kuvendin zgjedhor, pasi u shpall fitues pёr kryetar tё degës, z. Surdulli, i njëjti u urua nga tё dy kundёrkandidatёt, nё mёnyrё shumё demokratike, me qёllim tё ruajtjes sё unitetit nё Parti, por sjellja e tij injoruese me listёn e propozuar pёr kryesi tё degës, u shpreh kështu:
Do t’i propozoj 23 emra tё cilёt janë mbështetësit dhe përkrahësit e mi- ata qё mё ndihmuan dhe mbështetёn. Sjellja e tijё ishte përjashtuese, fyese, denigruese pёr anëtarёt e mirёfillt dhe tё devotshëm tё LDK-sё.
Nё shenjë paknaqёsie, nё pjesën e dytё tё kuvendit zgjedhor, mbi 30 delegat e kanё lëshuar mbledhjen, si reagim ndaj politikёs diskriminuese tё z. Surdulli i cili nё shenjё hakmarrje pёr mospёrkrahjen e tijё pёr kryetar, ka propozuar pёr kryesi ( nё kuvendin e orkestruar dhe dirigjuar nga ai ) njerëz jo kredibil.
Injoranca dhe deklarimi i tijё, se: Tё gjithё ata qё nuk mendojnë si unё janë frymё e PDK-sё.
Pёrkujtojmё Shaip Surdullin se këto nёndegё dhe kёta njerëz nuk janë anëtarё tё partive tjera, por anëtarё tё devotshëm dhe themelues tё LDK-sё. Njёherit këto nёndegё pёrbёjnё 50% tё votave tё LDK-sё.
Me politikёn diskriminuese tё z. Surdulli Degёn e LDK-sё sё Kamenicёs e ndanё nё dy pjesё, çka dëshmon përfaqësimi nё kryesi tё degës.
Shaip Surdulli privilegjoi nёndegёt tё cilat LDK-sё i kanё sjellur mё sё paku vota: Kopёrnicё – 42 vota, ( njё përfaqësues nё kryesi),
Dajkoc 17 –vota (njё përfaqësues nё kryesi),
Hogoshti – 183- vota ( dy përfaqësues nё kryesi ),
nga dy Karaçevat ( katёr përfaqësues nё kryesi ),
kurse nga nёndegёt e mёdha si Koretini me 520 – vota ( asnjë përfaqësues nё kryesi ), qyteti i Kamenicёs me katёr nёndegё, mbi 1240 – vota ( përfaqësohet me dy anëtarё rezident).
Shaip Surdulli privilegjoi nёndegёt tё cilat LDK-sё i kanё sjellur mё sё paku vota: Kopёrnicё – 42 vota, ( njё përfaqësues nё kryesi),
Dajkoc 17 –vota (njё përfaqësues nё kryesi),
Hogoshti – 183- vota ( dy përfaqësues nё kryesi ),
nga dy Karaçevat ( katёr përfaqësues nё kryesi ),
kurse nga nёndegёt e mёdha si Koretini me 520 – vota ( asnjë përfaqësues nё kryesi ), qyteti i Kamenicёs me katёr nёndegё, mbi 1240 – vota ( përfaqësohet me dy anëtarё rezident).
Kulmi i injorancës sё z. Surdulli arrinё nё eliminimin e dy asanmbleisteve aktuale, e qё njёherit janë fituese e tё gjitha zgjedhjeve lokale tё pasluftës, gjithashtu janë themeluese tё LDK-sё dhe kanё ushtruar funksione tё larta nё parti dhe qeverisje lokale.
Ne përfaqësuesit e nёndegёve tё LDK-sё i bёjmё me dije z. Surdulli se me kёtё politikё denigruese, injoruese dhe eliminuese ndaj tё gjithё atyre qё mendojnë ndryshe, do ta t’kurrё LDK-nё nё rritjen dhe zhvillimin e sajё.
Grupi prej 36 delegatëve tё pakënaqur me procesin zgjedhor nё kuvendin e VIII-tё zgjedhor tё LDK-sё nё Kamenicё
Kamenicё, 22.05.2015