Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega Kamenicë ka mbajtur mbledhjen e parë me Kryesinë e re, ku zgjodhën nënkryetarët dhe sekretarin e degës. Kryetari i ri-zgjedhur, Shaip Surdulli përshëndeti kryesinë e re duke i uruar suksese të mëtutjeshme dhe duke vlerësuar një proces zgjedhor transparent dhe demokratik.
Nënkryetar të degës së LDK-së u zgjodhën: Nexhat Rexha, Jeton Biqkaj, Besnik Rrudhani, Besa Hoxha Krasniqi, Shkelzen Krasniqi dhe sekretar/zëdhënës të degës Alban Mehmeti.
Surdulli ka thënë se ky ekip premton shumë për qytetin e Kamenicës dhe do të jetë garantues i fitores së padiskutueshme në zgjedhjet e ardhshme lokale./rajonipress/