Një letër sa për të qeshur aq edhe për të qarë po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.
Letra është shkruar nga populli i Gjoricës, një komunë e qarkut të Dibrës dhe mban logon zyrtare të një dokumenti shtetëror, transmeton panorama.
Në të, populli i kësaj zone kërcënon rëndë politikanët nëse nuk mbajnë premtimet që kanë bërë apo nëse tentojnë të blejnë votat me një thes miell apo lekë.